January 28, 2022

Priten trazira! Vuçiç në Tiranë për Ramën, çfarë ka paralajmëruar Sali Berisha për të hënën?

Shpërndaje lajmin

Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për demokratët në Shqipëri. Të ndarë në dy kampe, demokratët e Bashës u bënë pjesë e Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve dhe demokratët e Berishës po marrin pjesë në referendumin për shkarkimin e kryetarit.

Në Kuvendin Kombëtar të Bashës morën pjesë 5004 delegatë të cilët votuan si “nul” referendumin që po mbahet dhe Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ndërkohë nga ana tjetër sipas Komisionit të Rithemelimit të PD, në referendum ka një pjesmarrje masive të njerëzve për të shkarkuar Bashën, ku deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 27.719 shtetas.

Rikujtojmë se nga Kuvendi I Berishës morën pjesë 4934 delegatë ndërsa në Kuvendin e Bashës morën pjesë 5004 delegatë nga 7600 që janë gjithsej.

Por çfarë do të ndodhë ditën e hënë në Shqipëri?

Më 20 dhjetor, e hënë është dita ku në Shqipëri mbërrin për vizitë Aleksandër Vuçiç si pjesë e takimeve për “Ballkanin e Hapur”.

Pikërisht në këtë ditë në Tiranë është paralajëmruar një protestë e madhe kombëtare e thirrur nga Sali Berisha.

Ish-kryeministri ka thirrur shqiptarët në një protestë të madhe kundër “Ballkanit të Hapur”.

“E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë p[ër Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues…”- ka deklaruar ndër të tjera Berisha duke paralajmëruar trazira në kryeqytetin shqiptar.

Sali Berisha: Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve.

Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. Në datën 20 kombi është në protestë.

Merr fund më skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare.

E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë p[ër Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.