Pritet me nderime në Berlin, Zelensky falënderon Gjermaninë për përkrahjen
Takim i rëndësishëm në Berlin. Kështu e ka quajtur vizitën në kryeqytetin gjerman presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Ai u prit me nderime në zyrën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, derisa tha se udhëheqja e Gjermanisë në mbrojtjen e paqes mund ta bëjë botën një vend më të sigurt, shkruan albinfo.ch.
“Sa më shumë të punojmë së bashku për paqen, sa më shumë Gjermania të marrë një rol udhëheqës në mbrojtjen e paqes, aq më shumë do të ketë stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, theksoi Zepensky, duke shtuar se Gjermania dhe Ukraina janë aleatë të besueshëm. “Së bashku i afrohemi fitores”, u shpreh ai.
VIDEO:
https://fb.watch/kwxRYfdlJZ/?mibextid=Nif5oz