Pritet përmirësim i Fierzës, rikthehet shiu në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Hakil Osmani nga Meteoalb tha për Euronews Albania në “Mirëmëngjes” se situata e Fierzës do të përmirësohet. Pas një thatësire të munguar do të rikthehet shiu në gjithë vendin.
E hëna ka nisur me vranësira, ndërsa temperaturat vijojnë të larta. Osmani tha se e marta dhe e mërkura pritet të kenë kthjellime, ndërsa pasditja e të mërkurës do të shtojë vranësirat.
Dita e enjte dhe e premte, por dhe fundjava do të kenë më shumë shi se e gjithë java, ndërsa temperaturat do të bien gradualisht dita ditës.
Edhe në rajon do të ketë vranësira. Gjatë pjesës së parë të javës, Kosova dhe RMV do të përfshihen nga shiu, ndërsa në pjesën e dytë të javës do të ketë dhe borë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Reshje shiu, parashikimi i motit për javën
Projekti për Skavicën i vonuar, thotë ish-drejtori i HEC-it Fierzë
The post Pritet përmirësim i Fierzës, rikthehet shiu në Shqipëri first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.