Pritje deri në dy orë, gjendja aktuale nëpër pikat kufitare

Share

Rreth dy orë kanë pritur qytetarë për të dalë nga Kosova në kufirin në Merdarë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar të dhënat nga pikat e kalimit kufitar. Sipas këtyre të dhënave, fluksi më i madh është në Merdarë, ndërkaq pasohet nga pika në Dheun e Bardhë.

Në Dheun e Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Ndryshe, festat e fundvitit ka bërë që në Kosovë të ketë fluks mërgimtarësh. Ishte raportuar se edhe para festave, në hyrje të kufirit ishin shkaktuar pritje disa orëshe.

tabela 1 640x412 1


Share

Komente