Privatizimi i ‘Partizanit’, paraqitet në SPAK ish-shefi i klubit Afrim Tole

Shpërndaje lajmin

Pas ish-drejtorit Isa Tare, SPAK merr në pyetje edhe ish-shefin e klubit Partizani, Afrim Tole për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Për rreth 30 minuta ai ka dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
Më herët janë pyetur edhe ish-ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu e Gazmend Oketa, ish-ministri Genc Rruli dhe ish-komandanti i ushtrisë Vladimir Qirjazi.
Në kallëzimin e depozituar nga Taulant Balla akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi e ish-ministri Arben Imami, të cilët nuk dihet se kur do thirren për t’u pyetur nga SPAK.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Afera me privatizimin e kompleksit ‘Partizani’, thirret në SPAK Isa Tare
Privatizimi i ish-kompleksit ‘Partizani’, Balla: Faktet e reja që disponoj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *