Prizren, rritja me shpejtësi e rasteve pozitive po e shqetëson stafin mjekësor

Share

Ndonëse në spitalin e Prizrenit ende ka kapacitete rritja me shpejtësi e rasteve të reja po e shqetëson stafin mjekësor.

Që nga 12 nëntori komuna e Prizrenit ka nis të bëjë teste serologjike për personat që kanë dyshime se janë prekur nga covid-19.

Por siç deklaron Drejtoresha e Shëndetësisë, Narcize Anërliu, këto teste nuk po bëhen pa referimin e mjekut të familjes ndërkohë numri i rasteve pozitive ashtu si në gjithë vendin ka pësuar rritje të shpejtë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare arrin të bëjë 100 teste në ditë dhe një numër i konsiderueshëm i pacientëve nga Prizreni janë të shtrirë në spital thotë ajo.

Megjithëse spitali rajonal ka kapacitete, rritja me shpejtësi e numrit të të infektuarve po e shqetëson drejtorin e spitalit, Afrim Avdaj.

Ndërkohë policia rajonale në Prizren është duke u angazhuar maksimalisht me inspektime të kohëpaskoshme bashkë me inspektorët komunale për të monitoruar zbatimin e masave.


Share

Komente