October 15, 2021

Probleme edhe në bashkinë e Vorës: 10 orë pas përfundimit të votimeve, asnjë votë e numëruar

Shpërndaje lajmin

Kanë kaluar plot 10 orë nga mbyllja e procesit zgjedhor, por në bashkinë e Vorës nuk ka filluar ende numërimi.

Në faqen zyrtare të KQZ, nuk ka asnjë kuti të numëruar nga 44 të tilla, teksa bashkitë e tjera të Tiranës po vijojnë normalisht procesin e numërimit. Nuk dihet ende arsyeja e këtij bllokimi.

Deri më tani, rezultojnë të numëruara 94 kuti nga 1243 që ka në total.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *