“Problemet dallohen me sy të lirë”/ Këlliçi: Në 25 prill bashkë për ndryshim

Share

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka zhvilluar jë takim me banorët në zonën e Yrshekut dhe Katund të Ri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Këlliçi ndau foto nga takimi, ku dhe vuri në dukje problematikën me të cilën po hasen banorët e kësaj zone.

Duke akuzuar qeverinë dhe kryebashkiakun Eriona Veliaj, kreu i FRPD theksoi se propaganda e tyre është shumë e ndryshme nga realiteti, duke shtuar se investimet në infrastrukturë janë të domosdoshme.

“Me ekipin e demokratëve në Yrshek dhe Katund i Ri, diskutuam ploblemet më emergjente të komunitetit, të cilat anashkalohen ose, në rastin më të keq, mohohen nga Bashkia Tiranë. Probleme ka kudo ku shkojmë. Kuptohen me sy të lirë.

Mohimi dhe propaganda nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve. Gënjeshtra dhe manipulimi nuk jetojnë gjatë. Banorët nuk kanë nevojë të shohin Yrshekun në Facebook-un e Erionit, se aty jetojnë dhe e njohin mirë realitetin e zonës.

Kjo rrethinë e Tiranës duhet trajtuar përparësisht me investime në infrastrukturë. Banorët duhet ta ndjejnë veten pjesë të Tiranës dhe jo të përjashtuarit e saj të radhës. Më 25 prill, bashkë për ndryshimin”, shkruan Këlliçi./CNA.al


Share

Komente