Problemet e mësimit online, studentë e padagogë: Mungesa e praktikës rrezikon profesionistët e rinj

Share

Sa produktiv mund të jetë një student kur ka dhe këto problemet ekonomike që shkakton pandemia dhe mësimi online?!

Frenkli Prengaj është në vitin e dytë mastër në degën e inxhinier gjeo-mjedis. Prej marsit të vitit të kaluar, ai po ndjek studimet në mënyrë online. Ky proces sipas tij nuk është në efektivitetin e duhur pasi mungesa e zhvillimit të lëndëve praktike mund t’i rrezikojnë atij dijet e nevojshme për të konkuruar në tregune punës. Mësimi online e ka prekur atë jo vetëm psikologjikisht por edhe nga ana ekonomike.

“Janë paketat e internetit, është aspekti psikologjik. Por më e rendësishmja është mungesa e zhvillimit të lëndëve praktike. Sot kishim laborator, profesori tha do ta shyjmë deri sa të happen auditoret.”, shprehet ai.

Zgjatja e mësimit online shihet si jo produktiv edhe nga pedagogët. Luan Myrtaj thotë se fajin nuk e kanë studentët por mungesa e strukturës teknologjike për zhvillimin e këtij procesi.

Komiteti i Ekspertëve vendosi që mësimi online të zgjasë të paktën deri në 20 janar. Në varësi të përhapjes së Covid-19, do të vendoset për rihapjen e universiteteve apo jo. Studentë e pedagogë i druhen sërish shtyrjes së këtij afati deri në përfundim të sezonit 2020/2021.


Share

Komente