Problemet me telefonat e ri Apple
Pas një muaji e gjysmë, Apple do të prezantojë modelet e reja të iPhone, Apple Watch dhe të tjera.
Siç shkruan Reuters, kompania mund të ketë probleme me dy modelet më të mira të gjeneratës së fundit iPhone 15 pro dhe Pro Max.
Apple paralajmëroi furnitorët e saj se ka probleme me zbatimin e procesit të ri të prodhimit për dy modelet e përmendura, gjë që mund të rezultojë në mungesat e tyre pas prezantimit të shtatorit, përcjell albinfo.ch.
Problemet duket të jenë në prodhimin e ekranit që duhet të jetë pak më i madh dhe këtë Apple synon ta arrijë duke reduktuar kornizën rreth ekranit.
Ekranet e prodhuara për Apple nga LG Display nuk kanë kaluar testet e besueshmërisë gjatë prodhimit. Sipas analistit Vamsi Mohan nga “Bank of America Global Research”, shtyrja dhe vonesa e iPhoneit të ri mund t’i kushtojë Appleit deri në 4.5 miliardë dollarë, shkruan koha.net.