Prodhimi i kokainës arrin në nivele rekord, shfaqen qendra të reja trafikimi
Prodhimin i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës për të që pas bllokimeve nga Covid. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit me 35% midis 2021 dhe 2022 në nivele rekord.
Sipas të dhëve qendra të reja për trafikim janë shfaqur në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.
Sipas raportit trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët. Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet.
Ndërsa tregjet në Afrikë dhe Azi sipas BBC janë ende të kufizuara. Ghada Waly i OKB-së tha se potenciali që tregu të zgjerohej atje ishte një realitet i rrezikshëm. Raporti thotë se shpërthimi i Covid-19 pati një efekt “përçarës” në tregjet e drogës pasi udhëtimet ndërkombëtare u kufizuan rëndë.
Sipas BBC, kërkesa për kokainë ra pasi klubet e natës dhe baret u mbyllën gjatë bllokimeve pandemike.
“Megjithatë, të dhënat më të fundit tregojnë se kjo rënie ka pasur pak ndikim në tendencat afatgjata,” thotë raporti pasi furnizimi global i kokainës është në nivele rekord. Në Mbretërinë e Bashkuar, raporti thotë se ka pasur një “rritje të konsiderueshme” të konfiskimeve të kokainës .
Përgjimet nga forcat e rendit kanë qenë gjithashtu në rritje, me një shpejtësi më të lartë se prodhimi. Sipas raportit, Kolumbia ende dominon rrugët e trafikimit, megjithëse shtigjet për në Evropë kanë evoluar. Konsumi në Australi arriti kulmin në mesin e vitit 2020, ra me 50% vitin e ardhshëm dhe u rrit “mesatarisht” në muajt e fundit të 2021 grupet kriminale meksikane dhe ballkanike janë afruar më pranë qendrës së prodhimit për të fituar akses në furnizime.
Përdorimi i kokainës “krak” është në trend rritës në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe , Belgjikën , Francën dhe Spanjën. Në Ukrainë, tregu ishte zgjeruar, por që nga pushtimi i Rusisë shkurtin e kaluar kërkesa është ndërprerë në mënyrë drastike.
Duke reaguar ndaj raportit, shefja e kërkimit të OKB-së, Angela Me tha se furnizimi me kokainë është rritur në Amerikën e Jugut pasi grupet kriminale kanë marrë kontrollin e zonave të drejtuara më parë nga grupi më i madh rebel i Kolumbisë Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.
Ajo tha se kjo ka çuar në konkurrencë midis grupeve duke përfshirë disa grupe të huaja gjë që ka rritur prodhimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas SHBA-ve, edhe Britania gati të ndalojë Tik Tok-un
“Je dhurata e jetës”- Zbulohen mesazhet e bosit të Cosa Nostras me të dashurën