October 28, 2021

Prodhuesit zotohen për të ndihmuar vendet e varfra me vaksina kundër COVID-19

Shpërndaje lajmin

Politikanë dhe ekspertë të shëndetësisë u takuan në Samitin Botëror të Shëndetit në Romë, për të ndarë eksperiencën e fituar gjatë pandemisë së koronavirusit. Liderët e vendeve më të industrializuara u takuan virtualisht për këtë vit, duke u zotuar se do të avancojnë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra.

“Aktualisht jemi në maj dhe procesi i testeve vijon me shtete të ndryshme anëtare, të cilat duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë në aspektin teknik. Ndaj shumica prej tyre janë gati, jo të gjithë janë në kohë, por shumica e tyre po. Italia, për shembull, është në kohë dhe kjo është pozitive. Ne shpresojmë që qarkullimi i certifikatave të nisë në qershor dhe të nxisë sërish turizmin”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

I pranishëm, kryeministri italian, Mario Draghi, bëri këtë deklaratë:

“Ne duam që turistët të kthehen sa më parë. Italia është e hapur për turistët nga e gjithë bota dhe ky është mesazhi që dua të dërgoj. Leja e gjelbër do të jetë në nivel evropian. Italia do ta ketë lejen e saj më përpara, por po koordinohemi edhe me komisionin për të pasur një dokument të njëjtë. Megjithatë, ne do të kemi pasaportën tonë të gjelbër, gjë që do të jetë e nevojshme”.

“Pfizer” dhe “BioNTech” përdorën gjithashtu samitin për të bërë publik zotimin e tyre për të shpërndarë 2 miliardë doza vaksina anti-COVID për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme në 18 muajt e ardhshëm.

Ndërsa presidenti i “Johnson & Johnson”, Paul Stoffels, njoftoi se kompania e tij kishte nënshkruar një marrëveshje me aleancën e vaksinave “Gavi” për 200 milionë njësi vaksine me një dozë të vetme.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *