Produktet Kinder kishin helmuar 49 fëmijë në Zvicër
Në vitin 2022, Zvicra përjetoi një numër të madh rastesh të salmonelës si rezultat i konsumit të produkteve të markës Ferrero, përfshirë vezët shumë të njohura Kinder Surprise. Një numër i madh i produkteve të kompanisë ishin tërhequr për shkak të rrezikut për shëndetin publik, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë, të gjitha produktet e kompanisë u hoqën nga raftet.
Ndërkohë, megjithatë, 49 fëmijë në Zvicër kanë vuajtur nga helmimi me ushqim pasi kanë ngrënë çokollatë të kontaminuar, sipas informacionit të publikuar të hënën nga Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore.