Programi i PD për të përndjekurit politik/ Lisandër Hoxha kritikon Bashën: Duan dinjitet jo lëmoshë

Share

Lisandër Hoxha, përfaqësuesi i shtresës së ish të përndjekurve politikë në Partinë Demokratike, ka kritikuar programin e PD për këtë kategori.

Ndërsa Basha prezantoi sot programin për këtë kategori, Hoxha shprehet se priste më shumë.

Ai bën thirrje hartuesve të programit të shqyrtojnë çdo sugjerim, i cili u jep dinjitet dhe jo lëmoshë sociale për të përndjekurit politik dhe familjet e tyre!

Prisja me shume sot nga Programi i PD-se per te persekutuarit politik te regjimit gjakatar te Enver Hoxhes!

Ne jemi nje shoqeri e ndertuar mbi padrejtesine dhe kemi 30 vite qe nuk bejme ate qe duhet per te ribashkuar kete komb mbi parime dhe jo mbi hipokrizi. Akoma kemi pale qe me fanatizem mbrojne ideale çnjerezore te luftes se klasave, te cilet kane shkaktuar jo pak dhimbje dhe padrejtesi.

Kundershtareve te regjimit ju eshte marre jeta, dinjiteti, pasuria dhe pikerisht mbi keto tre shtylla duhej ndertuar programi yne.

Akoma sot nuk kemi denuar krimet e komunizmit dhe autoret e tyre! Disa muze dhe studime jane shume pak per te realizuar nje here e mire denimin e sistemit. Projektligji i dekomunistizimit eshte nje fillim i mire, i cili, po qe se nuk plotesohet me denimin kapital te regjimit te Enver Hoxhes, nuk do mund te beje asnje ndryshim. Sot prisja te degjoja se, ne ligjin e ri per pronat, kesaj shtrese do i ktheheshin 100% pronat e vjedhura nga rregjimi i kaluar! Sot prisja qe ndaj kesaj shtrese dhe trashegimtareve te tyre shteti do u vinte ne dispozicion 2 menyra demshpreblimi: me para dhe me kuota ne ato asete publike, te cilat jepen nga shteti te treteve ne administrim! Sot prisja nga grupi i juristeve padine ndaj regjimit dhe pergjegjesve qe kryen krime kunder njerezimit! Sot prisja qe te shpallej projektligji, i cili do te ndaloje çdo lloj manifestimi apo admirimi publik ndaj gjakatareve te PPSH-se! Sot prisja detaje te ketij projektligji, te cilat do te denonin veprimtarine anti humane te organeve te sigurimit te shtetit, si dhe perjashtimin nga Administrata Publike, mesimdhenia, apo poste te larta shteterore te çdo bashkepunetori te sigurimit, i cili i ka duart e lyera me gjak dhe padrejtesi! Sot prisja projektin, i cili do te bente dokumentimin e plote te dosjes me krimet e regjimit, i cili do te paraqiste tablone e plote te te gjitha krimeve qe jane bere! Muzeu eshte i fundit ne listen e gjerave qe nje parti e djathte duhet te jape premtim. Edhe perkrahja ekomonike me kredi te buta per strehim, kuote bursash falas, etj. jane lemoshe dhe jo drejtesi. Te perndjekurit kane qene fillimi dhe shtylla kurrizore e PD-se, e cila, ne bindjen time ka dhene me shume se çdo kush tjeter per Partine Demokratike. Kjo nisme nuk eshte asgje ne krahasim me kontributin e familjeve tona per kete shoqeri.

I bej thirrje hartuesve te programit te shqyrtojne çdo sugjerim, i cili u jep dinjitet dhe jo lemoshe sociale per te perndjekurit politik dhe familjet e tyre!

 


Share

Komente