Projekt-rezoluta për Ukrainën, Spiropali: Pasojat e luftës po ndihen edhe në ekonominë shqiptare

Shpërndaje lajmin

Ministrja Elisa Spiropali ka shprehur mbështetjen për projekt-rezolutën ndaj Ukrainës e cila do të votohet sot në Parlament. Gjatë fjalës së saj teksa foli për luftën Spiropali tha se agresori i vetëm ka vetëm një emër dhe ai është Vladimir Putin. Pasojat e luftës në Ukrainë, Spiropali tha se po ndihen edhe në ekonominë shqiptare.
“Agresori ka një emër të vetëm Vladimir Putin. Ukraina është bërë kryefjala e shqetësimit të sotëm. Një milion e gjysmë qytetarë ukrainas janë larguar nga vendet e tyre.  Për ne shqiptarët këto pamje zgjojnë kujtime të dhunshme edhe ne e kemi përjetuar vite më parë këtë.
Nato SHBA Britani e madhe gjithë perëndimi u vu në një front të vetëm. Kosova të ishte teatri i fundit i luftës së fundit që duhet të ndodhte në Evropë ishte leksioni i fundit. Lufta po bëhet në Ukrainë por ajo ka prekur të gjithë botën. është sulm i paralajmëruar për demokracinë. Ukrainasit se filluan luftën por po luftojnë për tu mbrojtur. Zelensky u kthye në një simbol. lufta nuk bën kompromise.
Shohim fëmijë ukrainas dhe rus që qajnë. Lufta nuk kursen askënd. Pasojat e kësaj lufte po ndihen në ekonominë botërore në rajon dhe në ekonominë shqiptare dhe pasojat e kësaj lufte duhen përballuar. Lufta është e liga më e madhe që mund të zgjasë. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një tragjedi e frikshme. Kjo luftë po bëhet shkak për një mrekulli rilindja e Evropës dhe një Evropë e rilindur. Sot po shohim një Evropë të bashkuar solidare. Sot gjithkush ka kuptuar se kufijtë lindorë të Evropës janë në Ukrainë”, tha ministrja.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published.