“Prokurorë hetoni, provat janë aty”/ Basha: Rama po bën politikë me vdekjen

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi akuzat që ka hedhur ndaj qeverisë sa i takon viktimave nga Covid-19.

Në një dalje për emdia, Basha tha se kryeminsitri Edi Rama po del shpesh në konferenca për të manipuluar shifrat reale, duke u bërë thirrje prokurorëve që të nisin hetimet.

Për kreun demokrat, Rama është përgjegjës për situatën ku ndodhet vendi.

Dje kam bërë thirrje që prokuroria të bëjë hetim në morguin e tiranës. Denoncimi nuk ka ardhur nga PD por nga stafi. Edi Rama nuk lë rast pa dalë në konferencë për shtyp për të manipuluar të dhënat. kjo është një përgjegjësi politike. Në sy të pandemisë ka ulur rezikun. Duke fshehur numrin e viktimave ka fshehur edhe përgjegjësinë e qeverisë që nuk ka marrë masa. Veproni prokuror, merni provat se janë aty në morg. Është bërë politikë me vdekjen. Lisa ka qenë e plotë, me emra dhe mbiemra, por nuk i publikoj për arsye etike”, tha Basha./CNA.al


Share

Komente