November 29, 2021

Prokurorët zgjedhin tre anëtarët e rinj të Këshillit

Shpërndaje lajmin

Prokurorët Sokol Stojani, Ludovik Dodaj dhe Zeqir Hoda do të jenë anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kryeprokurori Olsian Çela duke votuar për anëtarët e rinj të KLP-së. Foto: LSA

Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi të premten tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP që do të zëvendësojnë kolegët e tyre pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar në muajin dhjetor.

Në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha juridiksioneve dhe niveleve nga 244 që janë efektivisht në detyrë. Trupa e prokurorëve duhet të përbëhet nga 336 magjistratë, por një pjesë e tyre janë shkarkuar gjatë procesit të vetingut.

Për të zëvendësuar anëtarin prokuror të KLP-së nga Prokuroria e Përgjithshme kandidoi i vetëm prokurori Sokol Stojani, i cili u zgjodh me 195 vota, ndërkohë 14 vota kanë rezultuar të pavlefshme.  Kandidati Ludovik Dodaj nga Apeli siguroi 192 vota po si kandidat i vetëm, ndërsa 17 kanë rezultuar të pavlefshme.

Për zëvendësimin e anëtarit prokuror të shkallës së parë, Vatë Staka kandiduan prokurorët Deniona Katro, Elona Alvora dhe Zeqir Hoda. Ky i fundit u zgjodh me 150 vota, kundrejt 48 votave të fituara nga Katro dhe 6 vota nga Elona Alvora.

Prokurorët Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda janë konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë të vetingut, ndërsa vendimi i Komisionit për prokurorin Ludovik Dodaj është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *