Prokurori paraguaian i Antidrogës vritet gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi

Shpërndaje lajmin

Një prokuror i njohur paraguaian, i cili udhëhoqi një sërë çështjesh të profilit të lartë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, është qëlluar për vdekje teksa ishte në muajin e mjaltit në një plazh kolumbian, shkruan The Guardian.
Marcelo Pecci, 46 vjeç me origjinë italianë u martua me Claudia Aguilera, një gazetare e njohur, më 30 prill dhe po kalonin muajin e mjaltit në një hotel në gadishullin Baru, në bregun e Karaibeve të Kolumbisë.
Dy persona kishin hyrë me një motor uji në plazhin privat të hotelit ku qëndronte çifti, sipas Aguilera, e cila nuk u lëndua në sulm. Njëri prej tyre u afrua dhe “pa thënë asnjë fjalë qëlloi dy herë Marcelon, një herë në fytyrë dhe një herë në shpinë”, tha ajo.
Foto: Instagram
Marcelo Pecci ishte një gjykatës i njohur në Asunción, në vijën e parë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, të cilat lulëzojnë në të ashtuquajturën Frontera Triple, zona kufitare midis Argjentinës, Brazilit dhe Paraguajit, ku është në fuqi paligjshmëria absolute.
Siç konfirmoi bashkëshortja e tij, 46-vjeçari nuk kishte marrë asnjë kërcënim kohët e fundit. Pak para se të shihte bashkëshortin t’i vritej para syve, Claudia kishte njoftuar në rrjetet sociale se ishte shtatzënë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ushtari ukrainas vritet tre ditë pas martesës pranë fabrikës së çelikut
Gazetarja e Al Jazeera vritet gjatë bastisjes izraelite në Bregun Perëndimor

Leave a Reply

Your email address will not be published.