Prokuroria e Hagës kërkon nga 6 vjet burgim për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn

Shpërndaje lajmin

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar që ndaj të akuzuarvw Hysni Gucati e Nasin Harasinaj të vendoset dënim nga 6 vjet burg për secilin , nën akuzën e pengimit të procedurës para kësaj gjykate dhe frikësimit të dëshmitarëve, transmeton Albinfo.ch.
Në parashtresën e saj përfundimtare në gjykatë, prokuroria theksoi se vetëm dënimi me burg është i mjaftueshëm për sjelljen e të akuzuarit dhe se vetëm ai mund të parandalojë kryerjen e krimeve të ngjashme.
Për të pasqyruar të gjithë sjelljen kriminale të të akuzuarit, Prokuroria e Specializuar kërkon një dënim të vetëm për secilin të akuzuar nga gjashtë vjet burg dhe 100 euro gjobë.
Mospagesa e gjobës në afatin e caktuar, duhet të rezultojë me një zgjatje të dënimit me burgim për një muaj, thuhet në përmbledhjen e fundit prej 156 faqesh të prokurorisë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.