Prokuroria Speciale: Sulmuesit dyshohen për vepra terroriste

0
Shpërndaje lajmin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndaluar gjashtë persona për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, të cilët dyshohen për disa vepra penale, pas sulmit në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Sipas njoftimit një nga to është për vepra terroriste.
Veprat për të cilët dyshohen janë: “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, përcjell albinfo.ch.
Nga Prokuroria kanë thënë se nga aksioni i sotëm i Policisë janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.
Ndërkaq të ndaluarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *