Shpërndaje lajmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Fierit, Elida Hoxhaj dhe transferoi për inspektim dy çështje të hetuara prej saj.

Prokurorja Elida Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Elida Hoxhaj. Ndërkohë, Komisioni vendosi të transferojë për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara nga prokurorja Hoxhaj në vitet 2017 dhe 2019.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 14 korrik, prokurorja Elida Hoxhaj u pyet për veprimet e kryera nga bashkëshorti për blerjen e një apartamenti për llogari të motrës së tij dhe disa balanca negative. Gjithashtu ajo u pyet edhe për pushimin e hetimit të çështjes ndaj një gjyqtari dhe për dy çështje të tjera për të cilat gjykata kishte urdhëruar kryerjen e hetimeve shtesë nga ato të kryera prej subjektit.

Prokurorja Elida Hoxhaj deklaroi se kishte dorëzuar prova dhe shpjegime që i kundërshtonin barrat e provës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Trupi gjykues i KPK që kreu rivlerësimin për prokuroren Hoxhaj kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Elida Hoxhaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficere e policisë gjyqësore në vitet ’90. Ajo u emërua prokurore në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *