Prokurorja që hetoi oficerët e Policisë

Share

Më 15.10.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mori vendim për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, që të ushtrojë përkohësisht funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Pas këtij komandimi për prokuroren Çunoti, në muajin Dhjetor 2020,  ka nisur procesi i rivlerësimit. Kujtojmë se prokurorja Irena Çunoti, ka kryer hetimet për dhunimin e varreve të Boboshticës. Në 2011 prokurorja kërkoi denimin me dy vjet heqje lirie për kreun e  Omonia-s, Naum Disho.

Një tjetër çështje që prokurorja ka pasur nën hetim, kanë qenë edhe zyrtarë policorë.

Në vitin 2016, prokurorja Irena Çunoti hapi hetimet për oficerët e policisë që torturuan 31-vjeçarin, J. Kulla. Ishte vetë prokurorja që konfirmoi nisjen e hetimeve gjatë seancës për masën e sigurisë për shtetasin J. Kulla., i dyshuar për “Kundërshtim me dhunë të forcave të rendit” gjatë një aksioni që këta të fundit kanë ushtruar në lokalet e qytetit juglindor.

Emri i prokurores Çunoti, në aspektin profesional nuk është lakuar negativisht. Edhe sa i përket pasurisë, referuar të ardhurave që prokurorja deklaron, nuk lë vend për dyshime.

Bazën e të ardhurave përveç se nga paga e saj dhe nga dy punët e bashkëshortit e ka edhe nga trashëgimia, Bëhet fjalë për shumë financiare mbi 30 000 dollarë dhe një shtëpi, të cilën e ka rindërtuar me anë të një kredie.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Irena Çunoti.

Viti 2003

Automjet, Benz, dhuratë bashkëshortit.

Gjendje kesh 20 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 0, 748 milion lekë.

Viti 2004

Repart mekanik në emër të bashkëshortit, 10 000 dollarë.

Gjendje kesh 7 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 934 031 lekë.

Të ardhura nga reparti mekanik, nga puna e bashkëshortit, 1 000 000 lekë.

Viti 2005

Blerë makinë Opel, 250 000 lekë.

Kesh, 3 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 078 607 lekë.

Të ardhura të subjektit deaklarues si pedagoge në Universitetin e Korçës, 77 700 lekë.

Të ardhura nga reparti mekanik, nga puna e bashkëshortit, 400 000 lekë.

Viti 2006

Kesh, 10 000 dollarë.

Tërhequr dhe mbyllur depozita bankare me 600 dollarë.

Hapur depozitë bankare me 1 148 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 902 915  lekë.

Të ardhura të subjektit deaklarues si pedagoge në Universitetin e Korçës, 54 729 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 700 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 160 000 lekë.

Viti 2007

Depozitë bankare, 5000 dollarë.

Shtëpi në bashkëpronësi me nënën. E prishur dhe në process ndërtimi me vlerë 5 016 000 lekë.

Të ardhura nga trashëgimia, 36 630 dollarë.

Pakësuar 5 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 936 593 lekë.

Të ardhura të subjektit deaklarues si pedagoge në Universitetin e Korçës, 50 220 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 900 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 140 000 lekë.

Kredi 30 000 euro.

Viti 2008

Tërheqje dhe mbyllje depozite bankare me 389 dollarë.

Tërheqje dhe mbyllje depozite bankare me 36 630 dollarë.

Pakësuar sasia e kredise me 20 000 euro.

Gjendje e mbetur nga kredia 10 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 912 930 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 400 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 20 000 lekë.

Pagesë për shkollën e fëmijës 500 euro. Detyrim 2 000 euro.

Viti 2009

Mbyllja e depozitës bankare me 331 dollarë.

Harxhuar për ndërtimin e shtëpisë, 5 000 dollarë.

Harxhuar për ndërtimin e shtëpisë, gjendja kesh 10 000 euro.

Gjendje kesh 4 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 205 627 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 400 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 85 000 lekë.

Kredi 23 569 euro.

Pagesë për shkollimin e vajzës, 2500 euro. Detyrim 2000 euro.

Viti 2010

Mbyllja e dy depozitave bankare me 21 dhe 390 dollarë.

Harxhuar për mobilimin e shtëpisë, 4 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 396 685 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 400 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 35 000 lekë.

Kredi 19 139 euro.

Pagesë për shkollimin e vajzës, 2000 euro.

Viti 2011

Kesh, gjendje 3 000 dollarë.

Depozitë 20 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 402 561 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 400 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 70 000 lekë.

Kredi, 14 848 95 euro.

Pagesë për shkollimin e vajzës, 3 000 euro.

Viti 2012

Tërheqje të interesit të depozitës bankare, 329 dollarë.

Shitje të automjetit të bashkëshortit, benz mercedez, 100 000 lekë.

Blerë automjeti Ford Focus nga bashkëshorti, 250 000 lekë.

Pakësim I gjendjes kesh me 1000 euro, mbetur 2000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 314 268 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 407 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 15 000 lekë.

Kredi, 10 148 61 euro.

Pagesë për shkollimin e vajzës, 2 000 euro.

Viti 2013

Tërheqje të interesit të depozitës bankare, 590 dollarë.

Shtim të gjendjes kesh 200 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 333 324 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 422 050 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga zyra e përmbarimit, Korçë, 73 335 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës, 46 761 lekë.

Kredi, 5 230 97 euro.

Pagesë për shkollimin e vajzës, 601 euro.

Viti 2014

Tërheqje të interesit të depozitës bankare, 319 dollarë.

Shtim të gjendjes kesh 800 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 620 528 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga një trajnim nga ambasada amerikane, 33 900 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 390 292 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga një kompani private, 67 488 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës, 259 586 lekë.

Viti 2015

Transferuar 20 000 dollarë nga një bankë në tjetrën.

Pakësim të gjendjes kesh me 1 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 559 936 lekë.

Të ardhura nga reparti axhusteri, nga puna e bashkëshortit, 419 900 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga një kompani private, 19 536 lekë.

Viti 2016

Shtim i gjendjes kesh 1 000 dollarë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 549 500 lekë.

Të ardhura, nga puna e bashkëshortit, 545 100 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ekspert mekanik, 55 200 lekë.

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 187 dollarë.

Viti 2017

Shtim i gjendjes kesh 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 643 448  lekë.

Të ardhura, nga puna e bashkëshortit, 436 427 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ekspert mekanik, 149 184 lekë.

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare, 185 dollarë.

Viti 2018

Shtim i gjendjes kesh 300 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ekspert mekanik, 128 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, si prokurore në Korçë, 1 739 541 lekë.

Të ardhura, nga puna e bashkëshortit, 412 764 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ekspert mekanik, 258 500 lekë./CNA.al


Share

Komente