Shpërndaje lajmin

“Të shtunën, më 28 janar 2023, me fillim në orën 16:00, do të prezantoj romanin tim “Ach, mein Kosovo!” (Ah, Kosova ime!) në Cyrih”. Kështu bën të ditur autorja e romanit tashmë të njohur, Mechthild Henneke për albinfo.ch.
Të kujtojmë: Romani i autores gjermane Mechthild Henneke bazohet në ngjarje të vërteta dhe trajton tema të kohës sonë: luftën, ikjen dhe jetën mes dy kulturave. Autorja shtron pyetjen: Për çfarë ia vlen të luftosh? Dhe për më tepër: çfarë i bën lufta njeriut?
Ishte viti 1998. Taras Galani  26-vjeçar po punonte prej 6 vitesh në urgjencën e spitalit në Bad Neuenahr-Ahrweiler, si infermier dhe, paralelisht me punën, studionte për mjekësi. Ai është prej 5 vitesh me Karlën, prindërit e saj e trajtojnë si djalë të tyre. Por Tarasi vendos të kthehet në vendin e tij në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së. Miqtë e tij Topi, Edi dhe Afrimi janë gjithashtu rrugës për në Kosovë, sepse nuk duan më të shohin serbët duke shtypur popullin e tyre…
Romani bazohet pjesërisht në ngjarje reale. Temat si lufta, ikja, identiteti midis dy kulturave janë komponentët qendrorë të fabulës së romanit, shkruan albinfo.ch. Protagonisti, Tarasi, pasqyron shumë mirë nxitjen e dëshirës për të ndihmuar atdheun e tij, edhe pse për vete ka një të ardhme të re dhe të sigurt në një vend tjetër si refugjat.
Veprimtaria e promovimit organizohet nga Metush Zenuni, një mik, bashkëpunëtor i zonjës Henneke që ka punuar në OSBE (2001) në Kaçanik nga koha kur autorja e librit që po promovohet ka qenë e angazhuar në kuadër të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. Me këtë rast z. Zenuni do të lexojë edhe nga libri i tij “Lëvizja Populloree e Kosovës, 1982-2022″.
Ngjarja do të zhvillohet në:
Biblioteka Pestalozzi
Norastrasse 20
8004 Cyrih
Nga ora 16.00
Për informacione: 0774140303

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *