Pronarë hotelesh dhe punëtor, zbulohen emrat e viktimave të masakrës së Velipojës

Share

Tre orë pas masakrës në mesnatë në Velipojë, në orën 03:45 minuta të ditës së sotme, drejtori i policisë së qarkut Shkodër Niko Brahimaj ka zbuluar emrat e 4 viktimave dhe 2 të plagosurve.

Viktimat nga shkëmbimi i zjarrit janë; Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli. Të plagosurit janë; Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.

Si nisi sherri?

Niko Brahimaj tha se gjithcka ka nisur në 00:30 pas sherrit për ndarjen e rërës për vendosjen e shezlongëve në plazhin para hoteleve të Kujtim Ferracaku, “Fantazia” dhe të Gocajve.

Pas debatit verbal, Kujtim Ferracaku bashkë me vëllanë, Hasanin që mbeti i plagosur janë përplasur me armë me Xhovani dhe Edmond Gocajn, që mbetën të vdekur nga plumbat.

Viktima e katërt është Myzerim Zeneli, punonjës i shezlongëve. Brahimaj tha se u sekuestruan kamerat e sigurisë së hoteleve dhe një pistoletë, ndërsa shtoi se “dyshohet se u përdorën dy armë”. Shumë shpejt, tha ai do të ketë të arreatuar për masakrën.

d.b/Abcnews.al

Komento

Recent Posts

  • 1 milion
  • Berset
  • Jeta në Zvicër
  • Koronavirusi: çast pas çasti
  • lajme
  • Vaksinimi

Zvicra duhet të vaksinojë edhe 1 milion veta për të arritur nivelin e fqinjëve

45 mins ago