Propozimi i mjekut: Fundjava të gjata pushimi që të reduktohet stresi i punës

Shpërndaje lajmin

Neurokirurgu Artid Lame thotë se edhe në Shqipëri, punonjësit duhet të marrin fundjava të gjata pushimi që të reduktohet stresi, ashtu sikurse bëjnë disa vende në botë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Lame u shpreh se stresi është debat në të gjithë botën dhe ende nuk ka një studim deçiziv për të.
“Stresi ndikon në sëmuendshmëri, është si faktor shpërthyes, jo si faktor etiologjik. Këto debatohen në të gjithë botën, studimet janë të diskutueshme edhenë ambientet tona mjekësore, asnjë studim nuk është deçiviz. Bota merret shumë me stresin, janë ato politikat sociale dhe shëndetësore.
Në Francë, për shembull, punonjësit marrin fundjava të gjata, këto ndikojnë, pushimet. Këto ndikojnë në uljen e stresit. Ndoshta në vendin tonë duhet të kemi kështu politikash”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU

Nëna shtatzënë pësoi goditje në tru, mjeku tregon si ia shpëtuan jetën të dyve
“Turbullim, mpirje e gjymtyrëve”, si ta kuptoni që dikush pëson goditje në tru
Sëmundjet cerebrale zënë vendin e parë në botë për shtrimet në spitale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *