Propozimi për uljen e taksave për punonjësit zviceranë me orare të plota
Një nga stimujt për ta bërë më tërheqës punësimin me kohë të plotë është ofrimi i një zbritje tatimore për këdo që ka një punë me kohë të plotë, përcjell albinfo.ch.
Ky propozim i deputetit Damian Müller do të debatohet në Parlament këtë javë.
Nëse më shumë njerëz punojnë të plotë dhe jo me kohë të pjesshme, Zvicra do të zgjidhte mungesën e fuqisë punëtore “pa pasur nevojë të varet nga imigracioni”, tha ai.
Megjithatë, ndërsa plotësimi i vendeve të lira të punës është një prioritet, jo të gjithë e shohin propozimin e Müller-it si të realizueshëm.
“Sistemi ynë tatimor është tashmë shumë i komplikuar” për t’u manipuluar, sipas ekonomistit Mathias Binswanger.