Protesta e 11 shkurtit, skenari i Sali Berishës për tubimin dhe seancën e kuvendit

0
Shpërndaje lajmin

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e 4 kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e partisë Demokratike. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sakaq, krahas protestës së 11 shkurtit, grupimi i Berishës është duke organizuar edhe një plan reagimi edhe për seancën plenare të Kuvendit ku Berisha bashkë me 4 deputetë të tjera demokratë janë përjashtuar.
Ndërkohë, sa i takon detajeve të tubimit të 11 shkurtit, këtë herë, për dallim nga tre të parët, ai do të organizohet në mesditë, duke nisur prej orës 12 e në vazhdim.
Ende nuk është e qartë nëse kjo protestë do të ngjasojë me tre të parat sa i takon mënyrës së zhvillimit apo edhe kohëzgjatjes, por deri më tani ajo që është se sigurt është se të gjitha strukturat janë vënë në lëvizje për të organizuar një tubim sa më masiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *