Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Nëse nuk na plotësohen kërkesat do bëjmë grevë urie

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se do të shkojnë në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre nga ana e qeverisë.
Në një deklaratë për mediat Kovaçi tha se kjo është një nga variantet e fundit që do  të zbatojnë nëse kërkesat e tyre shkojnë në vesh të shurdhër.
“Kërkesat tona janë minimaliste. Kësaj jave sindikata do të jetë në parlament për të diskutuar në lidhje me kërkesat e pedagogëve. Shpresojmë që ambasadat të sensibilizohen për  situatën në arsimin publik.
Sindikata, në bashkëpunim me degët e saj me të gjitha universitetet është duke diskutuar për hapat e radhë. Në këto kushte ku jemi ka pasur propozime që të shkojmë në grevë urie. Nuk do na shkonte por mund të përdoret si një nga variantet për të ushtruar presion mbi autoritetet që të reagojnë siç duhet”- u shpreh Kovaçi.
Kovaçi paralajmëroi protestën e tretë kombëtare të hënën në orën 11:00.
“Ditën e hënë në orën 11:00 kemi protestë kombëtare te Korpusi Universitar. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që jenë prezent për të ndryshuar arsimin publik”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Protesta e pedagogëve në rrethe, Korça dhe Vlora bojkotojnë
Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Pagat të jenë në nivelin e universiteteve private

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *