Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Pagat të jenë në nivelin e universiteteve private

0
Shpërndaje lajmin

Sandër Kovaçi, pedagog në fakultetin e Inxhinierisë Matematike tha në “SOT” për Euronews Albania se pagat e pedagogëve duhet t’i përafrohen nivelit të rrogave në universitetet private.
“Ti si universitet ke detyrime për seriozitetin ndaj studentëve, jo ta marrësh tjetrin sa të shkruajë një emër aty dhe ai tjetri të rrijë duarkryq,” – u shpreh Kovaçi.
Sipas tij pedagogët e jashtëm që vijnë në shtet, vijnë për ta shënuar në CV sepse sa i takon pagesës lë për të dëshiruar.
Kovaçi tha më herët në një intervistë për Euronews Albania se paga e profesorëve në universitetet e Kosovës shkon deri në 1500 euro, ndërsa në vendin tonë, nuk e kalon shifrën e 1000 eurove.
Pedagogët të cilët zhvilluan më 15 shtator një protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë paralajmëruar protestë tjetër më 5 tetor nëse nuk u rriten pagat.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Pedagogët në universitete kërcënojnë me bojkot, kërkojnë rritjen e pagave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *