September 18, 2021

Protesta kundër masave anti-Covid, 6 të arrestuar në Londër

Shpërndaje lajmin

Të paktën gjashtë persona janë arrestuar pas marshimeve kundër masave anti-Covid në Londër.

Mbi 10,000 persona u mblodhën në Londër. Protestuesit marshuan nëpër rrugë duke brohoritur “Liri” dhe “Hiq maskën”, ndërsa disa mbanin pankarta që shkruanin “Kundër pasaportave të vaksinimit” dhe “Bllokimet vrasin”.

Demonstrata u zhvillua pavarësisht lehtësimit gradual të masave në Angli. Pas muajsh bllokimi në të gjithë vendin, pub-et,restorantet  dhe dyqanet jo-thelbësore u rihapën në 12 prill. Më shumë se 45 milion persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës dhe 12 milion tani janë vaksinuar plotësisht.

Pjesëmarrësit i quajtën protestat “të turpshme” në një vend në të cilin të paktën 130,000 persona kanë humbur jetën nga virusi./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *