Protesta për Belerin, Ngjela: Greqia kërcënon kot, nuk i kemi ndonjë borxh

0
Shpërndaje lajmin

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e djeshme në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se Greqia kërcënon kot, pasi Shqipëria nuk i ka asnjë borxh.
Mes të tjerash, Ngjela tha se shqiptarët kanë qenë një fenomen pozitiv për ekonominë greke.
“Greqia ka kërcënuar kot, pse do i prishim marrëdhëniet me Greqinë, ne nuk i kemi ndonjë borxh Greqisë. Nuk kam parë se kanë leverdi. Në Greqi ka emigracion të madh. Ekonomistë të mëdhenj të Greqisë, kanë thënë se ardhja e shqiptarëve në Greqi ka sjellë fenomen pozitiv shumë të madh në rritjen e ekonomisë së Greqisë. Ne i kemi ndihmuar ata. Shqiptarët kanë pasur hallet e tyre por i ka ndihmuar dhe ata , pse duhet të prishet kjo marrëdhënie?”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Pjesë e grupit që trafikoi 400 mijë euro drogë, LVV përjashton asamblistin
E rëndë në Himarë| 2 të mitur lëndohen pasi hidhen nga shkëmbi, njëri drejt Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *