Protesta për klimën në Sion, fëmijët ngadalësuan trafikun

0
Shpërndaje lajmin

Gjatë ditës së sotme në Sion të Zvicrës u marshua për siç u tha “të mbrojtur të ardhmen”.
Aktivistët e klimës nga “Renovate Switzerland” ngadalësuan trafikun në Sion, me “marshimin e ngadaltë”, i tretë në Zvicër këtë javë, shkruan 20min. Marshimi u tolerua nga autoritetet, teksa sipas njoftimit nga “Renovate Switzerland”, këto aksione do të vazhdojnë deri në mes të tetorit, përcjell albinfo.ch.
Protesta u zhvendos me një shpejtësi prej një kilometër në orë drejt Place de la Planta në Sion.
“Ne po marshojmë ngadalë në mënyrë që qeveria të shpallë një emergjencë klimatike dhe të mbrojë të ardhmen tonë”, thanë fëmijët të cilët ngadalësuan trafikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *