Shpërndaje lajmin

Të shtunën në Cyrih, mërgata shqiptare ka protestuar në mbështetje të Kosovës.
Qytetarët e mbledhur në Sheshin Europaplatz Zürich kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën në vazhdën e zhvillimeve në veri.
Ata thirrën për më shumë përkrahje nga ndërkombëtarët në procesin e normalizimit, duke kërkuar edhe lirim e tre policëve të marrë peng nga Serbia.
Fabian Molina nga Komisioni për politikë të jashtme në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës shkroi se Serbia po provokon e pengon procesin e normalizimit.
“Procesi i normalizimit të E-së mes Serbisë dhe Kosovës po ngec sepse Presidenti Vuçiq po ndez dhe provokon. Kjo është e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Koha e dorëzimit ndaj regjimit autoritar serb duhet të përfundojë më në fund! #QëndroniMeKosovën”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Protestat e mërgatës vazhdojnë edhe të dielën në Mynih dhe Berlin të Gjermanisë.
MÜNCHEN, Karl-Stützel-Platz
25.06.2023 – 13:00
BERLIN, Platz der Republik 1, Reichstag
25.06.2023 – 16:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *