October 28, 2021

Protestë pas vonesave të rindërtimit të spitalit të Laçit

Shpërndaje lajmin

Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar për përshpejtimin e punimeve për rindërtimin e spitalit të shembur pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Protesta ne Kurbin

Dod Ndoca është paraplegjik dhe prej 18 muajsh duhet të udhëtojë drejt Lezhës apo Tiranës për të marrë shërbim shëndetësor.

“Kjo është me shumë kosto dhe për mua, është shumë problem sepse nuk kam para,” thotë ai. “Na patën premtuar se spitali do bëhet shumë shpejt dhe asgjë nuk është bërë,” shtoi ai.

Mungesa e spitalit prej 18 muajsh është kthyer në shqetësim për 74 mijë banorët e Kurbinit

Ndoca dhe një duzinë aktivistësh të shoqërisë civile u mblodhën në një protestë simbolike të dielën, për t’i kërkuar qeverisë t’i përshpetjojë punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Laçit.

Me pankarta në duar ku shkruhej “ku është spitali” apo “duam spitalin”, protestuesit e mblodhen pranë kantierit të ndërtimit.

Punimet për spitalin e ri kanë nisur në muajin shkurt dhe duhet të përfundonin brenda 4 muajsh. Gjartë inspektimit të punimeve në 16 shkurt, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, premtoi që punimet do të përfundonin përpara afatit.

“Afati i punimeve është 4 muaj,” tha Manastirliu. “Ne duam ta mbarojmë më shpejt”, shtoi ajo.

Por përfundimi duket ende shumë larg, ndërsa arsyet mbeten të paqarta.

Referuar tabelës së lejes së ndërtimit, spitali duhet të ishte i përfunduar me datë 4 qershor, por punimet kanë ngelur në fazë fillestare e madje prej 2 muajsh nuk shihet asnjë makineri apo punëtor.

“Sot ndoshta s’jemi sa do duhej të ishim, por kjo ndodh dhe pse ky shtet u ka vrarë ëndrrat qytetarëve” tha Ermelinda Leti,  aktiviste e shqërisë civile.  “Duke marrë shkas nga kjo situatë jemi sot këtu në protestë dhe nuk do të jetë e fundit,” shtoi ajo.

Ndërsa Elton Laska, përfaqësues i Qendres Rinore “Sebastia” tha se pas tërmetit u premtua se spitali i ri do të ishte gati brenda 6 muajsh, por kanë kaluar 18 muaj dhe asgjë nuk është bërë.

“Rama e ka premtuar tre herë përpara qytetarëve të Kurbinit dhe në asnjë moment nuk e patëm realizimin e atij premtimi,” tha Laska. “Ne jemi sot tek kantieri që duhet të ishte në valen e punës, pro ka dy muaj që këtu nuk punon askush,” përfundoi ai. 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *