Protestohet kundër zhurmës në aeroportin e Gjenevës

Shpërndaje lajmin

Rreth 24 komuna në Gjenevë, Vaud dhe në anën franceze, të vendosura në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Gjenevës, po sfidojnë rregulloret e reja të funksionimit të aeroportit përpara Gjykatës Administrative Federale, përcjell albinfo.ch.
Rregullat e reja, të cilat hynë në fuqi në nëntor 2022, zgjeruan numrin e fluturimeve që zbarkojnë dhe nisen nga aeroporti çdo orë, duke përfshirë edhe pas orës 22:00, duke bërë që banorët vendas të ankohen se niveli i zhurmës është shumë i tepruar.
“Kjo rregullore u jep një përgjigje të verbër kërkesave të linjave ajrore, duke injoruar ndikimet në shëndetin e banorëve dhe kërkesat në luftën kundër ngrohjes globale”, tha Lisa Mazzone, deputete që përfaqëson Gjenevën.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *