Protestuesit i hynë dhe në rezidencën e banimit, presidenti i Sri Lankës njofton se do të japë dorëheqjen

Shpërndaje lajmin

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi protestuesit hynë në rezidencën e tij zyrtare dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit.
As kryeministri dhe as presidenti nuk ishin në banesat e tyre, kur e gjithë kjo ndodhi.
Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin Kolombo, duke bërë thirrje që Rajapaksa të jepte dorëheqjen pas muajsh protestash për keqmenaxhimin ekonomik.
Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Kryeministri ëickremesinghe ka pranuar të japë dorëheqjen.
Kryetari i parlamentit tha se presidenti vendosi të japë dorëheqjen “për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit” dhe i bëri thirrje publikut të “respektojë ligjin”.
Njoftimi shkaktoi një shpërthim të fishekzjarreve festive në qytet.
Pas ngjarjeve të së shtunës, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje udhëheqjes së Sri Lankës që të veprojë menjëherë për të zgjidhur krizën ekonomike të vendit.
Dhjetra njerëz u plagosën në protestat e së shtunës dhe një zëdhënës i spitalit kryesor të Colombo i tha agjencisë së lajmeve AFP se tre persona po trajtoheshin për plagë me armë zjarri.
Sri Lanka po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po përpiqet të importojë ushqime, karburant dhe ilaçe në mes të krizës më të keqe ekonomike të vendit në 70 vjet.
Ajo ka mbetur pa valutë dhe i është dashur të vendosë një ndalim të shitjes së benzinës dhe naftës për automjetet private, duke çuar në radhë të gjata disaditore për karburant./

Leave a Reply

Your email address will not be published.