PS anulon festimet për fitoren në Kukës, shkak dita e zisë në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Kukësit, Alberta Halilaj, ka deklaruar se festimet për fitoren e Partisë Socialiste do të anulohen për shkak të ditës së zisë kombëtare në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjete sociale Halilaj, njofton të gjithë mbështetësit se festimet do të mbahen një ditë tjetër.
“Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të Bashkisë Kukës, nuk do zhvillohen sot por një ditë tjetër.
Në krahë të Kosovës përballë terroristëve!
Kosova ime, edhe kur është plagë, është veç EUROPË!”, shkruan Halilaj në rrjete sociale.
Kujtojmë se Albert Halilaj fitoi  zgjedhjet në Kukës me një diferencë  prej 5597 votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Rezultati përfundimtar:

13026 PS Albert Halilaj
7429 BF Emri Vata
327 të pavlefshme

LEXONI GJITHASHTU:

Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën
Veterani i UÇK-së: Rusia dhe Serbia duan të destabilizojnë Kosovën me këto sulme
Deputeti gjerman përplaset me Vuçiç: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *