“PS do ketë probleme në Shkodër”, Kodra: SPAK goditi Bajrat dhe Pëllumb Gjokën

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Dorian Kodra ka komentuar mbledhjen e Asamblesë së PS-së që u zhvillua ditën e sotme dhe që zgjati 5 orë.
I ftuar në emisionin ‘Revieëw’ në Euronews Albania, ai theksoi se PS do të ketë probleme në Shkodër pasi SPAK ka goditur “Bajrat” dhe Pëllumb Gjokën që sipas tij kanë qenë garant për votat e PS në zgjedhjet e kaluara.
Po ashtu sipas tij shqetësuese do të jetë dhe Elbasan.
“PS është vite dritë larg përsa i përket organizimit. Dhe fakti që i ka shpërndarë koordinatorët është një tregues tjetër i kësaj. PS ka armë të tjera për të fituar zgjedhjet. Përshembull në Shkodër, do të jetë shqetësues fakti që SPAK goditi me metamorfozën Bajrat dhe Pëllumb  Gjokën, që në zgjedhjet e kaluara ishin garant për votat e PS. Në Elbasan shqetësuese për PS do të jetë që nuk ka më Suel Çelën”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:

Muça zbulon “ultimatumin” e Ramës për socialistët: Kanë kohë deri më 15 mars
“Rama goditi ata që kanë probleme me SPAK”, Dedaj zbulon detaje nga Asambleja e PS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *