PS fiton shumicën nëpër pothuajse të gjithë këshillat bashkiak
Në Shqipëri po vazhdon numërimi i votave për këshillat bashkiakë. Nga numërimi Partia Socialiste rezulton të jetë forca e parë në pjesën dërrmuese të Këshillave bashkiakë.
Socialistët kanë marrë përqindjen më të lartë të votave në 5 nga 7 bashkitë e fituara nga kandidatët e opozitës, madje në Himarë dhe Kavajë ata kanë siguruar dhe kontrollin e Këshillit bashkiak, shkruan Zëri i Amerikës.
Në Mirditë e Fushë Arrëz, kryeson Partia SocialDemokrate e Tom Doshit. Votat e kësaj force duket se do të jenë përcaktuese që Partia Socialiste, ndonëse kryeson me vota, të ruajë dhe kontrollin e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Drejt së njëjtës situatë duket se po shkohet dhe në Lezhë, ku u rikonfimua kryebashkiaku Pjerin Ndreu, përcjellë albinfo.ch.
Pothuajse në të gjitha qytetet PS ka siguruar shumicën në Këshillat Bashkiak. Në Tiranë nga 61 vende ka marrë 33.
Partia Socialiste do të udhëheqë me 55 bashki, Bashkë fitojmë 5.