PS miratoi e vetme ndryshimin e rregullores, Bardhi: Do e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese
Deputeti demokrat Gazment Bardhi paralajmëroi se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimin e Rregullores së Parlamentit nga ana e mazhorancës, e cila ashpërson dënimet ndaj deputetëve.
Ai tha se si çdo regjim, edhe Edi Rama ka nevojë për forca sigurie, teksa shtoi se opozita nuk do t’i bindet rregullave me të cilat nuk ka rënë dakord.
“Sot e patë që Kuvendi ashtu siç në fakt këto dy muaj është salla e rojeve të Edi Ramës. Si çdo regjim edhe Edi Rama ka nevojë për forca sigurie. Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme të setit të rregullave të bashkëjetesës në Parlament. Ndryshimi do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”, tha Bardhi për gazetarët nga jashtë Parlamentit.