October 28, 2021

PS po fiton ndjeshëm, Flamur Noka tregon nëse do ketë një shtrëngim duarsh me Spiropalin

Shpërndaje lajmin

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka folur në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente ku kryeson ndjeshëm PS në rang kombëtar.

Noka është pyetur nëse do të ketë një shtrëngim duarsh me Spiropalin, dhe ai i është përgjiigjur negativisht duke shtuar se nuk janë njësoj.

Noka: Kjo është vota e qytetarëve në favor të koalicionit dhe kështu do të vazhdojë deri në përfundim, Shqipëria do të fitojë.

Jam i kënaqur në cdo aspekt, falenderoj cdo qytetar të Paskuqanit. Përqindja e votave është si pasojë e fletës së votimit të bërë mish-mash nga ana e Rilindjes, nisi të hapte listat dhe i bëri corap, të mbyllura.

Do e kemi një shtrëngim duarsh mes jush dhe Spiropalin?

Ata që kanë bërë cdo gjë për të blerë, për të shantazhuar qytetarët nuk do të jetën njësoj me ne që kemi bërë një fushatë dinjitoze. Nuk jemi njëlloj, është diferencë e madhe, ky është rezultat si pasojë e votës së lirë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *