“Pse Alternativa s’u bë parti”, Prifti: E nisa me duar në xhepa, s’kishte buxhet

0
Shpërndaje lajmin

Pedagogu Rezart Prifti ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka treguar se përse nuk arriti ta bënte Alternativën një parti politike që do të funksiononte. Ai tha se ai e nisi Alternativën pa pasur financime, ndërsa regjistrimi i një partie të re është e pamundur nëse nuk do qeveria.
Prifti tha se filozofia e tij për Alternativën ishte që të bashkoheshin të gjitha partitë e reja në një kundër regjimit politik të vjetër, e të njëjtën gjë shprehet se e ka dëgjuar ditën e djeshme në hapjen e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
“Shumë prej intelektualëve nuk e kishin kutin e madh për të marrë pjesë në këtë, sepse ajo ishte e pa financuar. Unë e nisa me duar në xhepa, pavarësisht se këtu në Shqipëri bëhet derri dajë e  burri me barë, më thoshin që merrja lekë nga njëri e nga tjetri. Te pjesa më vonë fare ishte pjesa praktike, përpos filozofisë edhe për të regjistruar një parti është praktikisht e pamundur po të mos dojë qeveriu. Ta them këtë me 100 firma.  Se ti shkon për ta regjistruar ai të thotë nuk ke 10 fotokopje të ID-së të 800 personave. Është si puna e pedagogut po të dua unë e kaloj studentin”-tha pedagogu Rezart Prifti.
LEXONI GJITHASHTU:

Letonia do të mbyllë një nga dy pikat kufitare me Bjellorusinë
Aktivistët protestojnë në New York: Mjaft me investime në karburantet fosile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *