Pse “Apple” më në fund mbështet laptopët me ekran me prekje

Shpërndaje lajmin

Me kalimin e viteve, Apple ka shtuar ekrane me prekje pothuajse në çdo pajisje kompjuterike që mund të imagjinohet, nga telefonat dhe tabletët te orët inteligjente, por nuk është përmbajtur të sjellë këtë veçori në linjën e saj të produkteve Mac – edhe pse një listë e gjatë rivalësh e bëri këtë me laptopët dhe desktopët e tyre, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch
Në vitin 2010, bashkë-themeluesi i Apple, Steve Jobs e përshkroi konceptin e një kompjuteri me një ekran me prekje – atëherë një trend në zhvillim mes konkurrentëve të kompanisë – si “ergonomikisht të tmerrshëm”. Dy vjet më vonë, CEO Tim Cook përsëriti ndjenjën gjatë një telefonate për të ardhurat. Dhe Craig Federighi, zëvendëskryetari i lartë i inxhinierisë softuerike të Apple, tha në vitin 2018 se “të ngresh krahun për të goditur një ekran është mjaft e lodhshme për t’u bërë”.
Por tani, Apple mund të rimendojë qëndrimin e saj. Të mërkurën, Bloomberg raportoi se inxhinierët e Apple po zhvillojnë një ekran me prekje për MacBook Pro me një datë të pritshme të nisjes në vitin 2025, duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me këtë çështje. Kompania nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, përcjell tutje albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *