Pse asnjë flamur i botës nuk e ka ngjyrën e vjollcë?

Share

Ngjyra e vjollcë nuk ka përfaqësuar kurrë ndonjë mbretëri, perandori ose shtet.

Pra, çfarë është e gabuar me vjollcën, e cila është shumë e popullarizuar sot? Dhe pse asnjë flamur nuk ka një ngjyrë vjollcë mbi të?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë, transmeton portal arbresh.info

Ngjyra e vjollcë ka qenë ngjyra më e shtrenjtë deri në vitin 1800. Mbretëresha Elizabeth I ndaloi të gjithë, përveç anëtarëve të ngushtë të familjes mbretërore, të vishnin këtë ngjyrë.

Vlerësohej shumë si ngjyrë, pasi ishte shumë e rrallë. Ngjyra vjollcë origjinale u morr nga kërmilli i vogël i detit, që gjendet vetëm në zonën e Libanit të sotëm.

queen 2162498b

Jo vetëm që ishte e vështirë që të arrihej si ngjyrë, por u deshën rreth 10 mijë kërmij deti që të nxirrnin një gram nga ngjyra vjollcë. Për atë arsye, vetëm familjet e pasura dhe mbretërore mund ta përballonin këtë ngjyrë.

Gjithashtu, ngjyra vjollcë përfaqëson spiritualitetin dhe shenjtërinë, sepse sundimtarët e lashtë e konsideronin këtë ngjyrë që mund të mbahej vetëm nga Perënditë, ose lajmëtarët e Zotit në tokë.

Sidoqoftë, ndonjëherë kjo ngjyrë ishte e shtrenjtë edhe për më të pasurit. Sundimtari romak Aurelian, i cili sundoi në shekullin e 3-të, nuk e lejoi gruan e tij të blinte shall dhe mantel të lyer me të purpurt, sepse kjo kënaqësi i kushtoi 3 herë peshën e tij në ar.

Sipas disa vlerësimeve, 350 gr ngjyrë vjollcë kushtojnë sa tre grumbuj ari, që do të ishin afërsisht 56,000 dollarë sot. Edhe vendet më të pasura nuk kishin mundësi të kishin këtë ngjyrë në flamurin e tyre, transmeton portali arbresh.info

Ngjyra vjollcë filloj të dalë në treg në vitin 1856, kur kimisti anglez, tetëmbëdhjetë vjeç Ëilliam Henry Perkin aksidentalisht bëri një bojë sintetike të purport,  ndërsa përpiqej të bënte një kurë për malarjen.

Që nga ai moment, kjo ngjyrë gjendet lehtë në treg dhe familja mbretërore nuk e vë më të parin në listë./arbresh.info/

The post Pse asnjë flamur i botës nuk e ka ngjyrën e vjollcë? appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente