Pse duam kaq shumë ushqime të caktuara?

Shpërndaje lajmin

Keni dëshirë për një tortë me çokollatë apo patatina? Dëshira për një ushqim të caktuar mund t’ju dërgojë një mesazh që ndoshta nuk e prisnit. Nëse keni dëshirë për çokollatë gjatë gjithë ditës, atëherë është shenjë se jeni të privuar nga disa minerale si magnezi dhe kaliumi.
Ju nuk konsumoni mjaft fibra
Nëse nuk konsumoni mjaft fibra, trupi juaj nuk do të ketë “karburantin” që i nevojitet për të funksionuar. Kjo mund të çojë në një dëshirë për sheqer, gjë që është e zakonshme nëse dikush ndjek një dietë strikte. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse kaloni një vakt ose bëni shumë ushtrime. Pra, në vend që t’i nënshtroheni tundimit të ëmbël, provoni të hani drithëra të plota së bashku me perime dhe fruta.
Nuk pini ujë të mjaftueshëm
Nëse marrja e ujit nuk është e mjaftueshme, trupi juaj mund t’ju dërgojë sinjale dhe t’ju bëjë të mendoni se jeni të uritur. Para se të arrini në pikën për të ngrënë një biskotë, mendoni nëse keni pirë mjaftueshëm ujë gjatë ditës.
Ju keni nivele të ulëta të hekurit dhe zinkut
Një dëshirë e fortë për një ushqim të caktuar mund të jetë një shenjë se keni mungesë të mineraleve thelbësore, zakonisht hekur ose zink. Nëse kjo ndodh atëherë është e rëndësishme të kërkoni trajtim sepse përveçse është shenjë e mungesës së ushqimit, ky çrregullim mund të shkaktojë probleme në stomak dhe zorrë.
Jeni në depresion
Njerëzit me depresion priren të dëshirojnë karbohidrate dhe ndihen më mirë pasi i hanë ato. Një dëshirë e fortë për karbohidrate të përpunuara mund të jetë gjithashtu një simptomë e një çrregullimi afektiv sezonal. Mos harroni të hani karbohidrate të shëndetshme në vend që të kaloni pikëllimin tuaj me biskota dhe patatina. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.