Pse është e vështirë të arrestohet Mirel Mërtiri? Hoxha jep detaje

Shpërndaje lajmin

Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Gazetari Artan Hoxha, duke folur në rubrikën “Opinion”, ka treguar se urdhri për arrestimin e Mërtirit është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë që prej një muaji më parë, por është mbajtur i fshehtë, pasi pritej që të kryhej arrestimi i tij, kur ky i fundit të dilte nga Austria, aty ku jeton dhe mbrohet nga shteti.
“Urdhri për arrestimin e Mirel Mërtirit, nga prokuroria ka shkuar në gjykatë mos gaboj para një muaji dhe është tentuar të arrestohet nëse lëviz nga Austria në një vend tjetër, por vendimi i gjykatës të mos jepej përpara se ai do ta merrte vesh dhe mund të pengonte arrestimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *