Pse finoku ka pak kalori?
Finoku është i pasur me vlera ushqimore dhe është përdorur kryesisht në vendet e Mesdheut.
Kjo bimë lufton bakteret dhe forcon sistemin imunitar. Finoku ndihmon kundër anemisë dhe problemeve me tretjen. Ai plotëson 10 për qind të nevojës ditore për kalium, ndaj ruan ekuilibrat e elektroliteve në organizëm. Jorastësisht Azia e Vogël, prej nga e ka origjinën, por edhe e gjithë zonë mesdhetare e përdor këtë perime për cilësitë që bart.
Finoku është shumë i varfër në kalori ( rreth 31 kalori për 100 gr), yndyrna, por shumë i pasur në fibra. Fruta e finokut ka shumë kripëra minerale, mbi të gjitha, potas, kalcium dhe fosfor, të vlefshëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e lodhjes. Ajo përmban gjithashtu shumë vitamina, si vitamina A, e rëndësishme për një lëkurë të mirë dhe për të rregulluar funksionimin e retinës së syrit, Vitaminën B, e cila ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit nervoz dhe aparatit kardiovenoz, si dhe Vitaminën C, e cila ndihmon së tepërmi në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe forcon sistemin imunitar të trupit.
Përdorimi i finokut mund të vijë në forma të ndryshme, si sallatë e freskët, në supë apo në formën e çajit.