Pse ka gjasa të rritet sërish çmimi i çokollatës zvicerane?

0
Shpërndaje lajmin

 
Në vitin 2023 çmimet e kakaos u rritën në nivelet më të larta të të gjitha kohëve, për shkak të kushteve të këqija të motit që kanë dëmtuar rendimentet e të korrave në Afrikën Perëndimore, ku ndodhin tri të katërtat e prodhimit botëror të kakaos, përcjell albinfo.ch.
Kjo, nga ana tjetër, ka pasur pasoja në industrinë zvicerane të çokollatës.
Por hallet e sektorit nuk kanë mbaruar, sepse çmimi i kakaos po vazhdon trendin rritës.
Si rezultat, çokollata zvicerane do të bëhet më e shtrenjtë, sipas Marco Peter, drejtor i Lindt Switzerland.
“Rritja e çmimit është dramatike dhe na shqetëson shumë”, tha ai. “Ne po përpiqemi ta rregullojmë këtë duke ulur kostot e prodhimit, por kjo është e mundur vetëm në një masë të kufizuar.
Prandaj, çokollata Lindt do të jetë “më shumë se 10 për qind më e shtrenjtë” në Zvicër këtë vit, shtoi ai.
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *