Pse nuk gjobiten Luana, Top Channel dhe VIP-at në emision si dasëm/ Qeveria me dy standarde

Share

Që prej mbrëmjes së djeshme, e gjithë vëmendja është përqëndruar në festimin e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku, ku policia ka ndërmarrë edhe masa administrative.

Policia në argumentin e saj shprehet se aktori i humorit ka shkelur aktin normativ që është miratuar nga qeveria, për shkak të situatës së rëndë që është krijuar.

Por ditëlindja e Besit nuk është rasti i vetëm kur po shkelet ky akt normativ.

Në televizionin kombëtar Top Channel, mbrëmjen e djeshme është trasmetuar emisioni “Shiko kush luan” me moderatore Luana Vjollca, ku në studio janë më shumë se 10 të ftuar.

Komiteto Teknik i Ekspertëve e ka të ndaluar grumbulimet me më shumë se 10 veta në ambiente të mbyllura.

Në emisionin e Luana Vjollcës janë më shumë se 30 veta që ishin në ditëlindjen e Besit, ndërkohë që nuk është marrë administrative. Për më shumë se dy orë, në një ambient të mbyllur më shumë se 30 veta duke u argëtuar dhe kërcyer, ndërkohë që shumë persona e kanë të pamundur që të përcjellin për në banesën e fundit të afërmit për shkak të masave që janë marrë nga qeveria.

Mbrëmjen e djeshme në emision ishin të ftuar Ervin Salianji, Valbona Mema, Remzie Osmani, Nexhat Osmani, Young Zerka, Kiara Tito, Liesa Haxhiasllani, Meridian Ramçaj. Përveç këtyre janë edhe orkestra, Fifi, por edhe Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. Përveç këtyre janë edhe kameramanët.

Por ajo që vihet re nuk është vetëm ajo që shihert në ekran, por edhe prapaskenat, ku moderatorja Luana Vjollca i ndan me ndjekësit pas çdo episodi, shihen se sallat e grimit janë plot me njerëz.

Por pyetja që lind këtu është pse policia nuk gjobit edhe TOP channel? Apo se Bes Kallaku është me LSI dhe Top-i i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës i shërbejnë qeverisë për propagandë?

Madje mund të themi që emisioni i Luanës është i vetmi emision që ka publik brenda në sallë./CNA.al.

 

 

 

 

 

 

 

 


Share

Komente