Pse nuk ka reaguar qeveria e Kosovës dhe ndërkombëtarët për rrëmbimin e grave serbe?

Shpërndaje lajmin

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se nuk ka pasur një reagim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me rrëmbimin e disa grave serbe në veri të Mitrovicës.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Elezi nënvizoi se edhe nga ndërkombëtarët nuk kanë bërë një reagim publik për këtë çështje.
“Nëse nuk gaboj, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por që unë nuk e kam dëgjuar që të reagojë zoti Kurti. Nuk ka pasur rast që të kem dëgjuar reagim, por nga Policia e Kosovës dhe nga ministri i Punëve të Brendshme ka pasur një reagim. Realisht, tanimë është e vështirë që të kemi një mundësi që të kemi deklarime të pavarura të komunitetit serb.
Në fakt, pozicioni i ndërkombëtar është pak më ndryshe. Ata kanë qenë të kujdesshëm në deklarimet e tyre, pasi kanë konsideruar që në vazhdimësi, mundet të keqpërdoren nga strukturat krimanale serbe, por në fakt është diskutuar mes përfaqësuesve të sigurisë të BE-së dhe KFOR-it me përfaqësues të Kosovës, por nuk ka pasur reagim publik”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU

Eksperti: 6 gra serbe po mbahen peng në Serbi, familjarët kanë humbur kontaktet
Eksperti ngre alarmin: Grupet kriminale serbe po rrëmbejnë gratë e serbëve në Veri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *